Në Kroaci veturat mund të blihen me kriptovaluta

Evropë

Në Kroaci veturat mund të blihen me kriptovaluta

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:52
Foto Ilustrim

Ndërmarrja kroate "Karic Cars" ka bërë të mundur pagimin e blerjes së veturave me valuta digjitale si Bitcoin Cash (BB), Ethereum (ETH), Bitcoin (BTC) dhe GoKripto Token (GoC).

"Karic Cars" është një tregtar i autorizuar i automjeteve të brendeve Fiat, Alfa Romeo dhe Ford, dhe ka bërë të mundur pagimin e blerjes së tyre duke përdorur sistemin GoCrypto.

Konsumatorët për të paguar me valuta digjitale duhet të skanojnë kodin QR nga ekrani i arkëtarit nga valuta e tyre digjitale. Ata kanë mundësi të zgjedhin se me cilën prej këtyre valutave duan të paguajnë, dhe tregtari gjithmonë do të marrë shumën në valutën kroate kuna, minus tarifën e transaksionit në llogarinë e tyre të biznesit.

Tarifat e transaksionit për tregtarët kur marrin valutë me këtë sistem janë më të ulëta se në rastin e pagesave të kartave të debitit ose kreditit, dhe ato janë kostoja e vetme e tregtarit. GoCrypto është falas, dhe nuk ka asnjë tarifë mujore për përdorimin e tij, sipas informacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat