Merkel shpreh shqetësim për racizmin në rritje në Gjermani

Evropë

Merkel shpreh shqetësim për racizmin në rritje në Gjermani

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 00:09
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar për racizmin në rritje në Gjermani dhe ka bërë thirrje për më shumë përpjekje për të mbrojtur vlerat e demokracisë liberale, gjatë vizitës së saj të parë në në ish-kampin e përqendrimit nazist Auschwitz në qytetin Oswiecim të Polonisë.

Merkel mori pjesë në një ceremoni para 75-vjetorit të çlirimit të kampit bashkë me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe me të mbijetuarit e kampit.

Më shumë se 1 milionë hebrenj u ekzekutuan apo vdiqën në ish-kampin e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Jam e kapluar nga një turp i thellë para krimeve që janë kryer këtu nga Gjermania”, tha Merkel, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit të këtyre krimeve dhe njohjen e përgjegjësisë.

Merkel gjithashtu paralajmëroi për ekstremizmin e krahut të djathtë dhe anti-semitizmin, përcjell AA.

“Ne jemi dëshmitarë të racizmit shqetësues, rritjes së jotolerancës dhe një valë të krimeve të urrejtjes”, tha ajo.

“Ne jemi dëshmitarë të një sulmi ndaj vlerave bazike të demokracisë liberale dhe revizionizmit të rrezikshëm historik”, shtoi ajo.

Komentet e Merkelit vijnë në kohën e një vale e pashembullt të sulmeve ksenofobike, racore dhe islamofobike në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat