Gjermania dëboi më shumë se 90 ‘terroristë potencialë’

Evropë

Gjermania dëboi më shumë se 90 ‘terroristë potencialë’

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Që nga viti 2016, Gjermania ka deportuar një numër njerëzish të dyshuar si të gatshëm ose të aftë për të kryer sulme terroriste.

Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, gjermania ka deportuar 90 persona që përbëjnë kërcënim dhe “persona të tjerë të rëndësishëm” që nga sulmi i vitit 2016 në një treg gjatë Krishtëlindjes në Berlin.

Në Gjermani një “Gefährder” (“Rrezikues”) është dikush që mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë publike pasi disa “fakte justifikojnë supozimin se ai ose ajo mund të kryejë një krim të rëndë”.

Individë të tillë shpesh identifikohen nga autoritetet gjermane të inteligjencës si të dyshuar të mundshëm të terrorizmit dhe një kërcënim për sigurinë publike.

Qeveria federale aktualisht ka 225 “të dyshuar” nën ekzaminim nga autoritetet, të cilët mund të përballen me dëbim, ose pasoja të tjera ligjore.

Në shkurt 2018, me kërkesën e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, qeveria federale raportoi se kishte 745 persona në Gjermani që mund të ishin terroristë të mundshëm të lidhur me grupin “Shteti Islamik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat