Vritet me thikë pranë banesës nëna e dy fëmijëve, dy të ndaluar, mes tyre edhe një 13-vjeçar - Bota Sot
Vritet me thikë pranë banesës nëna e dy fëmijëve, dy të ndaluar, mes tyre edhe një 13-vjeçar

Evropë

Vritet me thikë pranë banesës nëna e dy fëmijëve, dy të ndaluar, mes tyre edhe një 13-vjeçar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:07
Levi Davis

Nëna 25 vjeçe, u qëllua me thikë për vdekje pranë shtëpisë së saj.

Një burrë 27 vjeç dhe një djalë 13-vjeçar u arrestuan me dyshimin për vrasje.

Por 13-vjeçari, pasi është marrë në pyetje të Dielën, u la i lirë pa asnjë akuzë.

Viktima, e identifikuar si Levi Davis, u vra në Wellingborough Road, Rushden, Northamptonshire, rreth orës 08:30. Ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

Levi Davis, i cili ka dy vajza të moshës dy dhe pesë vjeç, u plagos me thikë në Rushden, Northamptonshire, të Shtunën natën në 08:30, pasi Polo i zi ku po udhëtonte ishte përfshirë në një përplasje me një furgon të bardhë Vauxhall.

Profili i 25-vjeçares në Facebook tregonte se ajo më parë kishte punuar për ushtrinë britanike. Nuk dihen rrethanat pse u qëllua për vdekje, por besohet se autorët e kanë njohur më parë dhe pas një debati ajo është përleshur me ta, para se të goditej me thikë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat