Pasuesi i Mogherinit, Borrell: Duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit në BE - Bota Sot
Pasuesi i Mogherinit, Borrell: Duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit në BE

Evropë

Pasuesi i Mogherinit, Borrell: Duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit në BE

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:50
Josep Borrell

Pasuesi i Federica Mogherinit në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkon mbështetje të fortë për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në një letër dërguar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së, Borrell ka folur për prioritetet e tij në krye të zyrës për Politikën e Jashtme. Anëtarësimi i Ballkanit dhe marrëveshja Kosovë-Serbi janë në krye të prioriteteve të Borrell.

“Fillimisht, ne duhet të duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në letrën e publikuar nga media serbe, Tanjug.

“Prioriteti im është që të punoj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe të kthej Bosnje-Hercegovinën në rrugën e stabilitetit real”, thuhet ndër të tjera në letrën e Borrell.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat