Revista “Time” shpall Greta Thunbergun “Personin e Vitit”

Evropë

Revista “Time” shpall Greta Thunbergun “Personin e Vitit”

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:44
Greta Thunbergu

Revista Time ka shpallur aktivisten suedeze të ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, “Personi i Vitit”.

Që nga qershori i vitit të kaluar ajo kaloi ditë të tëra duke qëndruar jashtë para oborrit të Parlamentit suedez, duke mbajtur në duar parulla me mbishkrime me shkronja të zeza dhe të bardha: “Shkolla proteston për ndryshimet klimatike”.

Kjo lëvizje globale nga ajo kohë e bëri Thunbergun frymëzim për shumë bashkëmoshatarë në mbarë botën, duke protestuar para shkollave çdo të premte dhe duke bërë thirrje nga qeveritë që të ndërmarrin hapa konkret sa i përket ndryshimeve klimatike.

Ndikimi i 16-vjeçares u rrit aq shumë sa që në shtator miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të protestojnë në çdo qytet. Gjatë 16 muajve të aktiviteteve të saj, arriti të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres si dhe me kreun e kishës katolike Papa Françesku.

E presidentit amerikan ia “lëshoi një shikim të errët” para samitit, duke u bërë kështu kryelajm i mediave botërore. Megjithatë nuk u ndal me kaq, mbi 4 milionë njerëz iu bashkuan kauzës së saj më 20 shtator, duke protestuar, që cilësohej si protesta më e madhe ndonjëherë e organizuar në histori të njerëzimit – sa i përket çështjes së ndryshimeve klimatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat