Paditen Aleksandër Vuçiq dhe vëllai i tij për kultivim të marijuanës - Bota Sot
Paditen Aleksandër Vuçiq dhe vëllai i tij për kultivim të marijuanës

Evropë

Paditen Aleksandër Vuçiq dhe vëllai i tij për kultivim të marijuanës

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 20:24
Aleksandër Vuçiq dhe vëllai i tij, Andrej Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe vëllai i tij, Andrej Vuçiq, janë paditur nga kryebashkiaku i Novi Sad nën akuzën e kultivimit të marijuanës.

Më herët policia ka gjetur një numër të madh bimësh në një fermë në Jovanica, e cila u vizitua gjithashtu nga zyrtarë serbë, si ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin. Sipas opozitës, pronari i fermës telefonoi Andrej Vuçiq në çastin e arrestimit.

“Do doja t’ju informoja se kam dorëzuar një akuzë penale ndaj Aleksandar Vuçiç dhe Andrej Vuçiç bazuar në informacionin e prezantuar gjatë 20 ditëve të fundit në media dhe në rrjete sociale mbi përfshirjen e mundshme të presidentit Vuçiç dhe vëllait të tij në kultivimin e opiateve në fermën e Jovanicës”, – tha kryebashkiaku i Novi Sad.

Duke i bërë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen, kryebashkiaku tha se një informacion i tillë është shqetësues dhe se publiku duhet të dijë të vërtetën sa më shpejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat