Policia spanjolle heton vdekjen në pishinë të anëtarëve të familjes britanike

Evropë

Policia spanjolle heton vdekjen në pishinë të anëtarëve të familjes britanike

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Policia spanjolle po heton vdekjen në pishinës të një burri britanik, vajzës së tij 9-vjeçare dhe djalit 16-vjeçar, raporton AP.

Vajza u gjend në vështirësi të martën në një pishinë në Malaga në Costa del Sol të Spanjës, njoftoi agjensia private e lajmeve spanjolle Europa Press.

Babai 53-vjeçar dhe vëllai i saj u hodhën në pishinë dhe u përpoqën ta shpëtonin, tha agjensia.

Policia iu përgjigj një raporti të tre trupave në pishinë.

Familja britanike, përfshirë nënën e fëmijëve dhe një fëmijë tjetër, ishin me pushime kur ndodhën vdekjet, tha Europa Press.

Raporti nuk jep detaje të mëtejshme rreth familjes. Zyrtarët nuk mund të arriheshin menjëherë të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat