Historike: Parlamenti britanik aprovon Brexitin

Evropë

Historike: Parlamenti britanik aprovon Brexitin

Më: 9 janar 2020 Në ora: 20:37
Me një votim prej 330 votave për dhe 231 kundër, është hapur rruga që procesi i Brexitit të ndodhë pas viteve paqartësie.

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Europian të Boris Johnsonit.

Me një votim prej 330 votave për dhe 231 kundër, është hapur rruga që procesi i Brexitit të ndodhë pas viteve paqartësie.

Parlamenti britanik më në fund aprovoi Brexitin të enjten, duke hapur rrugë që të bëhet vendi i parë që largohet nga BE’ja në fund të këtij muaji. Afati i fundit i vënë nga BE’ja për dalje të Britanisë është 31 janari.

Procesi i Brexitit ka qenë i dhimbshëm, dhe për shkak të këtij procesi kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.

Brexiti është votuar në vitin 2016 në një referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat