3.2 gradë më e lartë se normalja, dhjetori muaji më i ngrohtë

Evropë

3.2 gradë më e lartë se normalja, dhjetori muaji më i ngrohtë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 06:22
Ilustrim

Agjencia e monitorimit të ndryshimeve të klimës, e Bashkimit Evropian, Copernicus, ka raportuar se temperaturat në Evropë, në dhjetor 2019, ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë për këtë muaj.

Të dhënat tregonin se temperatura mesatare e ajrit në Evropë ishte 3.2 gradë celcius më e lartë se standartja e referencës për dhjetorin për 1981-2010.

Temperaturat globale po ashtu thuajse arritën rekordin e vendosur në dhjetor 2015.
Ndërkohë të dhënat tregojnë edhe se 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar me 0.59 gradë celcius mbi mesataren.

Copernicus thotë se pesë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, janë këto pesë të fundit.

Rezultatet janë në një linjë me parashikime të mëparshme të organizatës botërore të meteorologjisë dhe projektit global carbon, ndërsa përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë vazhdon të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat