Pako e dyshimtë në varrezat e ushtarëve grek në Këlcyrë

Evropë

Pako e dyshimtë në varrezat e ushtarëve grek në Këlcyrë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Paraditen e sotme një pako me eksploziv është gjetur në varrezat e ushtarëve grekë në qytetin e Këlcyrës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimore dhe po punon për verifikimin e këtij objekti dhe për sqarimin nëse bëhet fjalë për eksploziv.

Varrezat greke në këtë zonë kanë sjellë shpesh herë debate, si politike ashtu edhe kombëtare. Ndërkohë në vitin 2013 në këtë varrezë iu vu eksploziv edhe kryqit metalik.

Policia ka shoqëruar rojen e varrezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat