E helmoi kolegu, 26 vjeçari vdes pas tre vitesh në koma

Evropë

E helmoi kolegu, 26 vjeçari vdes pas tre vitesh në koma

Më: 11 janar 2020 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar gjerman i cili u helmua nga kolegu i tij i punës duke i hedhur acetat plumbi në sanduiç, vdiq pas tre vjetësh në gjendje kome .

Pas vdekjes, "gjykata vendosi, me kërkesën e prokurorëve, që trupi ti nënshtrohej autopsisë" në rast të hapjes së një procesi gjyqësor të ri, tha zëdhënësi i gjykatës Bielefeld, Guiskard Eisenberg.

Autori i helmimit, 57 vjeçari Klaus O., u arrestua në flagranvë në vitin 2018, ndërsa përpiqej të përsëriste operacionin në dëm të kolegëve të tjerë në fabrikën e bojërave në Schloss Holte-Stukenbrock.

Vitin e kaluar ai u dënua me burg të përjetshëm për tentativë vrasjeje.

Menjëherë pasi hëngri sanduiçin, 26-vjeçari kishte filluar të përjetonte dhimbje stomaku.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të kërkonte transport urgjent për në spital, ku ai mbeti në gjendje kome deri në ditën e vdekjes.

Megjithë kujdesin e personelit shëndetësor, i riu në kushte jashtëzakonisht të rënda, humbi jetën pas një agonie të gjatë.

Autori i vrasjes së tij, 57-vjeçari i njohur me emrin Klaus O., tashmë është pas hekurave.

Pas asaj që ndodhi në vitin 2016, hetuesit kishin filluar menjëherë hetimet, duke arritur  te fajtori falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Në video, hetuesit kishin parë qartë 57-vjeçarin duke marrë drekën e kolegut të tij për të hedhur më pas helmin vdekjeprurës brenda.

Gjatë hetimit, oficerët e policisë  zgjeruan hetimet edhe për vdekje të tjera të dyshimta dhe të parakohshme që kishin ndodhur në mesin e punëtorëve të së njëjtës kompani. Vdekjet që të gjitha dyshohet se ishin shkaktuar nga helmimi i metalit.

Sipas mediave gjermane, të paktën 21 punëtorë të tjerë vdiqën nga shkaqet e veshkave, sulmet në zemër ose tumoret që mund të ishin shkaktuar nga substancat e administruara nga Klaus O.

Acetati i plumbit është një substancë shumë toksike dhe pothuajse pa shije që dëmton rëndë organet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat