Vuçiq: Nuk do nisem me tanke në Malin e Zi

Evropë

Vuçiq: Nuk do nisem me tanke në Malin e Zi

Nga: F.B Më: 13 janar 2020 Në ora: 09:53
Aleksandar Vuçiq

Jam i gatshëm që të bisedojë me Gjukanoviçin, por ne duhet të shqetësohemi për 28,73 për qind të serbëve në Malin e Zi ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në lidhje me raportet e tij me presidentin malazez Milo Gjukanoviç ka theksuar se në interesin e të gjithëve është që të punohet në dobi të përgjithshme.

"Kemi punuar shtëpinë serbe që askush nuk e bëri në Malin e Zi, kemi ndarë mjete për institucionet serbe duke mos rrezikuar sovranitetin e MZ. Unë nuk kam qenë asnjëherë në vizitë zyrtare atje, ndërsa me Gjukanoviç kemi biseduar në Tiranë, ku secili ka shprehur qëndrimet e veta. Më vjen keq që partia në pushtet në MZ është e hidhëruar gjë që shihet nga kumtesa e lëshuar. Jam i gatshëm të bisedoj me Gjukanoviç por duhet të kujdesemi për 28,73 për qind të serbëve atje. Unë përherë them nëse keni ndonjë përgjigje nacionale thoni, nëse jo gjejeni në ardhmëri, jam krenar me popullin tonë atje që mban kokën lartë", tha Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se përderisa ka të tillë që e akuzojnë se nuk ka “kap sopatën për Malin e Zi” ka po aq të tillë që flasin se e kam sulmuar Malin e Zi.

Ai tha se puna e Gjukanoviçit dhe e tij është që të punojnë në interes të Malit të Zi dhe Serbisë dhe gjithnjë i ka ikur fjalëve të rënda.

Serbia ka investuar në shtëpinë serbe dhe institucionet atje mbi 3,5 milionë euro në punën dhe funksionimin e tyre, por duhet të ruhet dhe mbështetet integriteti i atij vendi.

Ai theksoi se Gjukanoviçit ia ka transmetuar mendimin e tij për të drejtat e popullit serb, se ai është i ndershëm, i hapur dhe sinqertë dhe nuk e ka tepruar.

"Më vjen keq që partia në pushtet është hidhëruar, këtë e kam parë në kumtesën e DPS, por roli im është që të mbaj përgjegjësi për 28 për qind të popullatës serbe në Malin e Zi", ka thënë Vuçiq.

Ai ka pyetur bashkësinë ndërkombëtare për të drejtat që kanë shqiptarët me 25 për qind në Maqedoni dhe çfarë kanë serbët me 28 për qind në Malin e Zi dhe ka kërkuar përgjigje racionale në dallimet në drejta edhe në numër të serbëve dhe shqiptarëve në ato dy vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat