Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve, qytetarët e të cilëve humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Iran do të takohen në Londër

Evropë

Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve, qytetarët e të cilëve humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Iran do të takohen në Londër

Më: 14 janar 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Pesë vendet, shtetasit e të cilëve humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit të Ukrainës në Iran, pritet të takohen të enjten në Londër, ku do të diskutojnë për një veprim të mundshëm ligjor, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Vadim Pristajko.

“Në Londër do të diskutohet për kompensimin dhe hetimin”, ka shtuar Pristajko në Singapor, ku aktualisht po qëndron për një vizitë zyrtare,.

Pristajko ka bërë të ditur se aeroplani i tyre ishte rrëzuar nga autoritetet e sigurisë iraniane, pasi sipas tyre kishte fluturuar në afërsi të një baze ushtarake ajrore, në kohën kur tensionet ishin në kulm pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

“Është e pakuptimtë, sepse është konfirmuar se aeroplani ynë po lëvizte në trafikun ndërkombëtar. Asgjë të pazakontë nuk ka pasur”, shtoi ai.

Duke u thirrur në burime të afërta me hetuesit, ai tha se fjalët e fundit të pilotit ishin: “Gjithçka është në rregull, po kaloj në autopilotim”.

“Dëgjova në media se aeroplani ynë ndërroi kurs, e vërtetë pasi u godit nga raketa”, shtoi ministri i Jashtëm.

Sipas tij, Teherani është pajtuar që t’i dorëzojë kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar të Kievit.

“Kemi formuar një grup të ministrave të Punëve të Jashtme. Do të takohemi më 16 janar, ku do të shqyrtojmë mënyrat se si do veprojmë rrugëve ligjore kundër Iranit”, shtoi ai.

Në mesin e këtyre vendeve janë Kanadaja, Suedia dhe Afganistani, duke mos pranuar të përmend emrin e vendit të pestë. Në anën tjetër Kanadaja ka njoftuar më parë se katër vendet janë dakorduar për bashkëpunim dhe përkrahje të familjeve të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat