"Nëse e lini derën hapur, duhet të paguani 500 euro"

Evropë

"Nëse e lini derën hapur, duhet të paguani 500 euro"

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Përballja me një nivel të lartë të ndotjes së ajrit  që prej ditëve të para të janarit 2020, ka detyruar autoritetet italiane të dalin me masa të ashpra.

Në Vicenza në rajonin e Venetos, dyqanet, baret dhe vendet e tjera të hapura për publikun u udhëzuan të martën të mbyllin dyert.

Kush harxhon nxehtësinë dhe kapet me dyer të hapura, mund të përballet me gjobë 25- 500 euro.

Një ditë më parë edhe Roma ndaloi përdorimin e automjeteve me naftë në rrugët e qytetit si përpjekje për të luftuar ndotjen në atmosferë.

Një periudhë e zgjatur e motit me diell pa reshje shiu ka shkaktuar smog në të gjithë vendin.

Autoritetet lokale deklaruan se ky vendim do të prek rreth 1 milion automjete ndërsa kompanitë e naftës kanë reaguar keq ndaj këtij vendimi.

Kryebashkiaku Virginia Raggi ftoi qytetarët të lëvizin  me  autobusë dhe trena.

Jo më pak shqetësuese paraqitet situata në Torino, Milano, Bologna dhe Firence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat