Ndryshimet klimatike, padi qeverisë gjermane

Evropë

Ndryshimet klimatike, padi qeverisë gjermane

Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Grupet ambientaliste në Gjermani po përgatiten t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke paditur qeverinë dhe parlamentin për mosveprim. Palët akuzojnë ekzekutivin gjerman për masa të pamjaftueshme ndaj krizës klimatike.

Qeveria gjermane dhe parlamenti do të paditen në Gjykatën Kushtetuese pasi po neglizhojnë politikisht luftën me ndryshimet klimatike.

Organizatat ambientaliste Greenpeace, Germanëatch dhe Shoqata Mjedisore Gjermane kërkojnë që gjykata më e lartë e vendit të sanksionojë ndryshimin e legjislacionit aktual.

Tri paditë do i shtohen kallëzimit të ngritur tetorin e kaluar nga familje fermerësh në Berlin.

"Besojmë se ligji për mbrojtjen e klimës është i pamjaftueshëm dhe shkel të drejtën e çdokujt për të ardhmen, përfshirë nenin numër një, dinjitetin e njeriut. Këtu nuk flasim për një rrezik abstrakt, por një rrezik ekzistues," deklaroi avokatja Roda Ferhejen, e specializuar në ligjet për klimën.

Aksionit ligjor iu bashkua edhe aktivisja e re, Luiza Nojbauë, e njohur si "Greta" gjermane, në referencë të ambientalistes suedeze 17-vjeçare, Greta Tynberg.

"Mbrojtja e klimës nuk është më çëshje e brezave të ardhshëm. Për ne, kjo lidhet me brezin tonë, me jetën tonë dhe mosveprimet nga ana e qeverisë terrorizojnë liritë tona. Besojmë se kjo frymë e qeverisë nuk përputhet me kushtetutën," u shpreh kryeaktivistja e protestave shkollore për klimën.

Grupet ambientaliste akuzojnë qeverinë gjermane se po anashkalon masat për uljen e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë, përmes aplikimit të një kufiri universal të shpejtësisë për automjetet, anulimit të subvencioneve për ndotësit e mëdhenj dhe nxitjes së prodhimit të energjisë nga era.

Kancelarja Angela Merkël po planifikon t'i japë fund shfrytëzimit të qymyrit dhe hidrokarbureve nga industria vendëse brenda 2040, ndërsa të martën zbuloi edhe paketën 95 miliardë dollarë për ta bërë më të përdorshëm rrjetin e vet hekurudhor, që të ulet ndotja nga transporti me automjete apo avionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat