Gjermania do të shpenzojë 3,6 miliardë euro për bioekonominë

Evropë

Gjermania do të shpenzojë 3,6 miliardë euro për bioekonominë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:33
Anja Karliczek dhe Julia Klöckner.

Qeveria gjermane miratoi sot një plan veprimi mbi bioekonominë prej 3,6 miliardë eurosh në pesë vjet për të zhvilluar burime të qëndrueshme të përdorura në produktet e përditshme, duke zëvendësuar karburantet fosile si nafta.

Ky plan parashikon mes të tjerave të mbështesë më shumë se një mijë projekte në bioekonomi, nën drejtimin e ministreve të Kërkimit, Anja Karliczek dhe Bujqësisë, Julia Klöckner.

Buxheti i akorduar mbulon periudhën nga viti 2020 deri në 2024 dhe do të shpërndahet në shkallën e 2,5 miliardë eurove për bujqësinë dhe më shumë se një miliardë për kërkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat