Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë stërlinash në Irlandën e Veriut - Bota Sot
Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë stërlinash në Irlandën e Veriut

Evropë

Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë stërlinash në Irlandën e Veriut

Më: 16 janar 2020 Në ora: 07:55
Qeveria britanike

Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë stërlinash, për të mbështetur investimet publike në Irlandën e Veriut e sapodalë nga tre vjet paralizë politike.

“Ky injeksion prej dy miliardë stërlinash do të ndihmojë në transformimin e shërbimeve publike në Irlandën e Veriut”, tha ministri përgjegjës për territorin, Julian Smith.

“Ky financim i jep siguri ekzekutivit dhe lejon zbatimin e reformave shumë të nevojshme në shëndetësi, arsim dhe drejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.

Institucionet e Irlandës së Veriut nisën punën të shtunën, një ditë pas përfundimit të marrëveshjes midis unionistëve dhe republikanëve për të rivendosur qeverisjen e përbashkët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat