Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 4 fëmijë - Bota Sot
Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 4 fëmijë

Evropë

Banesa përfshihet nga flakët, humbin jetën 4 fëmijë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

Katër fëmijë mbetën të vdekur si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në Rumani mbrëmjen e djeshme.

Prindërit i kishin lënë vetëm në shtëpi.

 Viktimat ishin të moshave 6 muajshe deri në 6 vjeç, ndërsa vëllai më i madh i tyre 14 vjeç arriti të shpëtojë me plagë të lehta.

Sipas autoriteteve, shkak i zjarrit është bërë soba me dru me të cilën ngroheshin.

Policia arrestoi prindërit nën akuzën e neglizhencës së fëmijëve.

Fqinjët pranuan për autoritetet se ata shpeshherë i linin fëmijët vetëm dhe dilnin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat