Kompania gjermane anulon fluturimet drejt Teheranit

Evropë

Kompania gjermane anulon fluturimet drejt Teheranit

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Aviokompania gjermane “Lufthansa” njoftoi sot anulimin e fluturimeve drejt Teheranit deri më 28 mars, pas rrëzimit të avionit ukrainas më 8 janar pranë kryeqytetit iranian.

“Për shkak të situatës ende të pasigurt të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 Mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë.

“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Evropiane e Sigurisë ajrore ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore evropiane të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat