Grabitje spektakolare në mes të kryeqytetit, 3 persona futen me “Range Rover” në argjendari

Evropë

Grabitje spektakolare në mes të kryeqytetit, 3 persona futen me “Range Rover” në argjendari

Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:54
Pamje nga vjedhja

Ky është momenti kur një makinë tip “Range Rover” futet nga dera e përparme e një dyqani argjendarie.

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të shkuar në Shepherds Bush në Londër, por vetëm sot, policia ka publikuar pamjet.

Videoja tregon momentin kur makina e zezë futet në argjendari duke trembur personat që ndodheshin në ambientet e saj. Më pas, nga automjeti dalin 3 persona, që me një kamxhik të madh nisën të shkatërronin raftet dhe marrin prej tyre bizhuteri me vlera.

Grabitësit më pas detyrohen të përdorin një derë tjetër për tu larguar, të cilën e thyejnë me anë të një çekiçi.

Pjesë e grupit që theu dhe më pas grabiti bizhuteritë ishte edhe Ben Wegener, i cili u kap në flagrancë dhe u dënua me 10 vite burg. Dy të dyshuarit e tjerë arritën të shpëtojnë dhe janë akoma në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat