Lufta civile në Libi, Greqia do dërgojë forca ushtarake në Tripoli

Evropë

Lufta civile në Libi, Greqia do dërgojë forca ushtarake në Tripoli

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:55
Greqia do dërgojë forca ushtarake në Tripoli

Libia, e përfshirë prej kohësh nga kaosi ku e ka zhytur lufta civile, po kthehet së fundi dhe në një shesh të ri beteje mes Turqisë dhe Greqisë.

Vendi ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, e cila drejtohet nga Fajis al-Sarradsch dhe kontrollon vetëm një pjesë të vogël të vendit. Nga ana tjetër, gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij po e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, duke e sfiduar më së shumti në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhet shumica e fushave të naftës.

Ndërhyrja e fuqive të huaja e ka ndërlikuar edhe më shumë gjendjen në vend. Turqia mbështet ekzekutivin në Tripoli e ka dërguar dhe ushtarë të saj në Libi. Rusia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në krahun e Haftarit të cilin e ndihmojnë ushtarakisht, deri diku edhe fare hapur. BE-ja po kështu është e përçarë. Ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch, Franca flitet se mbështet Haftarin, të cilin e pritën së fundi në Athinë zyrtarë të lartë grekë. Greqia po ashtu shprehet e gatshme të dërgojë trupa në Libi.

Në muajin nëntor, Turqia dhe qeveria libjane firmosën në Tripoli një marrëveshje të diskutueshme detare, që përcaktonte një kufi mes tyre në Meshde e I jepte të dy vendeve qasje në zonën e tij ekonomike pavarësisht kundërshtimeve të Greqisë, Egjiptit e Qipros. Të dielën, qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kancelares palët e konfliktit në Libi dhe përkrahësit e tyre jashtë vendit. Me këtë konference, Berlini po shpreson që të arrihet stabiliteti për mbarë rajonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat