Digjet shtëpia e personave me nevoja të veçanta, 8 të vdekur

Evropë

Digjet shtëpia e personave me nevoja të veçanta, 8 të vdekur

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:16
Çeki

Tetë persona kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në orët e hershme të së dielës në një shtëpi për persona me nevoja të veçanta.

Lajmin e bëri të ditur transmetuesi publik.

Përpos të vdekurve, në këtë fatkeqësi janë lënduar 29 persona.

Ngjarja ndodhi në qytezën Vejprty, e cila shtrihet në pjesën veriperëndimore të Çekisë, afër kufirit me Gjermaninë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat