Tre burra theren për vdekje në Londër

Evropë

Tre burra theren për vdekje në Londër

Më: 20 janar 2020 Në ora: 11:49
Londër

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje pas therjes për vdekje të tre burrave.

Organet e sigurisë pranuan një telefonatë në orën 7 e 38 minuta të mbrëmjes së të dielës sipas kohës lokale rreth një përleshjeje në rrugën “Elmsteam”.

Besohet se viktimat, të cilat u shpallën të vdekura në vendin e ngjarjes, i përkasin moshës nga 20 deri 30-vjeçare.

Zyrtari policor, Stephen Clayman, tha se personat e arrestuar janë njëri 29 vjeç, ndërsa tjetri 39 vjeç dhe se viktimat dhe të dyshuarit njiheshin mes vete.

“Ne besojmë se personat e përfshirë në këtë rast janë pjesëtarë të komunitetit Sikh. Ajo ishte një skenë e tmerrshme dhe ne u shprehim ngushëllime familjeve dhe personave të prekur nga kjo ngjarje”, tha Clayamn.

Ai shtoi se policia ende është duke e hetuar motivin e sulmit, por e kanë përjashtuar mundësinë e aktit terrorist, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat