Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Evropë

Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Një operacion policor u zhvillua sot në disa qytete të Turqisë, në kuadër të arrestimit të pjesëtarëve të dyshuar të organizatës FETO, ku u arrestuan dhjetëra të dyshuar.

Në deklaratën e kryeprokurorisë thuhet se në kuadër të hetimit ndaj strukturimit të FETO-s në Ministritë e Arsimit, në shtatë qytete të vendit është lëshuar urdhërarresti për 16 të dyshuar.

Si rezultat i operacioneve në qytetet Ankara, Stamboll, Kirshehir, Izmir, Kajseri, Aksaraj dhe Kahramanmarash, janë arrestuar shtatë të dyshuar nga 16 gjithsej.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë përdorues të programit ByLock.

Në kuadër të një operacioni tjetër ndaj “shtëpive të fshehta” të FETO-s në Antalia, janë arrestuar edhe 20 të dyshuar të tjerë.

Operacioni është kryer në koordinim të kryeprokurorisë së Antalias me departamentin antiterrorist të policisë së provincës, ku janë arrestuar të dyshuar për të cilët pretendohet se janë anëtarë të organizatës terroriste të armatosur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen akuzohet nga Turqia se drejtoi grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, ku humbën jetën 251 persona dhe u plagosën për 2200 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat