Aplikimet për azil në Francë janë rritur për 7.3 për qind

Evropë

Aplikimet për azil në Francë janë rritur për 7.3 për qind

Më: 22 janar 2020 Në ora: 00:56
Ilustrim

Aplikimet për azil në Francë u rritën me 7,3% në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra ranceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (Ofpra), numri i aplikantëve për azil arriti në 132 614 persona.

Aplikimet janë rritur me 7,3% në krahasim me një vit më parë, ku shumica e aplikantëve janë shtetas nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Gjithashtu, numri i të huajve të paligjshëm, që u dëbuan nga Franca vitin e kaluar, u rrit me 10% në krahasim me atë të një viti më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat