Greqia zgjedh Presidenten e parë grua, Katerina Sakellaropoulou në krye të shtetit helen

Evropë

Greqia zgjedh Presidenten e parë grua, Katerina Sakellaropoulou në krye të shtetit helen

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:09
Katerina Sakellaropoulou

Parlamenti i Greqisë zgjodhi Katerina Sakellaropoulou si presidenten e ardhshëm të vendit, një rol kryesisht ceremonial që sjell gjithashtu me vete kompetenca të kufizuara politike.

63-vjeçarja Sakellaropoulou fitoi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga qeveria e Demokracisë e Re, opozita e majtë SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim (KINAL).

Ajo do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 Marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos.

Sakellaropoulou do të jetë Presidentja e parë grua në Greqi.

Sakellaropoulou është Presidenti i 13-të i Republikës dhe pason Prokopis Pavlopoulos në zyrën më të lartë shtetërore. Drejtuesja e re e Pallatit Presidencial do të betohet në një seancë solemne të veçantë menjëherë pasi mandati i Pavlopoulos të përfundojë në 13 Mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat