Shkumba e detit mbulon qytetin spanjoll

Evropë

Shkumba e detit mbulon qytetin spanjoll

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:31
Pamje nga video

Shkumba e oqeanit të martën mbuloi pjesë të qytetit bregdetar spanjoll Tossa de Mar, pasi që stuhia Gloria shkaktoi valë të larta.

Pamjet treguan se valët po përplasen në plazhin e Tossa de Mar, me ujërat që lëviznin nëpër restorante dhe biznese të linjës bregdetare, gjatë rrugës për në qendrën e qytetit të vjetër.

Shkumba e detit formohet normalisht kur oqeani thith koncentrime të larta të lëndës organike, siç janë lulëzimi i algave që formojnë agjentë shkumues.

Autoritetet në Tossa de Mar e përshkruanin situatën si të komplikuar, megjithatë, informuan se shkumba nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat