Tërmet i fuqishëm në Turqi

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Më: 22 janar 2020 Në ora: 22:05
Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5,4 ka tronditur Turqinë perëndimore të mërkurën vonë, duke bërë që banorët të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Sipas medive të huaja, përcjell Telegrafi, Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një deklaratë se tërmeti ishte 5.4 në shkallën Rihter dhe ndodhi në rrethin Akhisar të provincës Egjean Manisa.

Dy dridhje të tjera u regjistruan gjithashtu pas tërmetit.

Tre minuta pas tërmetit, qyteti fqinj Kırkağaç u trondit nga një dridhje me magnitudë 4.1, ndërsa 16 minuta pas tronditjes fillestare, Akhisar u trondit përsëri nga një tërmet me magnitudë 3.8.

Kryetari i Akhisar, Besim Dutlulu, tha se asnjë civil nuk u lëndua dhe se nuk ka asnjë ndërtesë të dëmtuar.

Ndryshe, Turqia ndodhet përgjatë një prej zonave më aktive sizmike në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat