Tregjet e aksioneve evropiane përfunduan sot me rënie, të penalizuara nga shqetësimet për përhapjen e virusit nga Kina, si edhe nga kërcënimi i taksave amerikane për makinat evropiane.
Eurostoxx humbi me 0,51 %.
Për sa i përket vlerave, sektori i automobilave pësoi rënie pas parashikimeve poshtë pritshmërive të Daimler-it (-2,12 %) dhe kërcënimeve nga Donald Trump. Volkswagen humbi 1,19 %, Renault 0,84% dhe Peugeot 0,49%.
Për sa i përket indekseve, vetëm tregu i aksioneve zvicerane u rrit me 0,10%.