E rëndë në Gjermani/ Autobusi i shkollës përfundon në kanal, raportohen nxënës të vdekur

Evropë

E rëndë në Gjermani/ Autobusi i shkollës përfundon në kanal, raportohen nxënës të vdekur

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:19
Autobusi

Dy fëmijë kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur kur autobusi i shkollës doli nga rruga plot me akull dhe përfundoi në kanal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjermani, pranë qyetit Berka.

Autoritetet lokale konfirmuan se incidenti i ndodhur të enjten plagosi edhe shoferin e autobusit.

Duke cituar policinë lokale, gazeta gjermane ‘Bild’ raportoi se autobusi po transportonte më shumë se 20 fëmijë në shkollën fillore kur ndodhi aksidenti.

Thuhet se aksidenti u shkaktua nga mjegulla e fortë dhe rruga me akull.

Në një deklaratë në Twitter, presidenti i shtetit të Tyringianit, Bodo Rameloë tha se ai ishte ‘i dëshpëruar’ nga lajmet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat