Priftërinjtë në Angli sikur Shefqet Krasniqi: Seksi është vetëm për të martuarit e gjinive të ndryshme

Evropë

Priftërinjtë në Angli sikur Shefqet Krasniqi: Seksi është vetëm për të martuarit e gjinive të ndryshme

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një kishë në Angli ka dalë me disa këshilla rreth gjërave që janë të ndaluara dhe atyre që lejohen sipas fesë krishtere. Lidhur me këtë aspekt kanë potencuar se seksi apo marrëdhënia seksuale u lejohet vetëm të martuarve të cilët u përkasin gjinive të ndryshme, shkruan The Guradian.

“Seksi është vetëm për të martuarit e gjinive të ndryshme”, potencon këshilla.

Ndër të tjera në këto këshilla thuhet se “Për të krishterët, martesa është një bashkim i gjatë mes një burri dhe një gruaje që lidhet përmes betimit”.

Përveç tjerash në këto këshilla thuhet se marrëdhënia seksuale jashtë martesës mes dy gjinive të ndryshme konsiderohet se është në kundërshtim me qëllimet e Zotit për qeniet njerëzore.

Peshkopët ndër të tjera kanë kritikuar edhe legjislacionin rreth partneriteteve civile të cilat nuk e kushtëzojnë aspektin e aktivitetit seksual, duke thënë se kisha nuk mund t’i pranojë ato në mënyrë të pakushtëzuar.

Madje kanë thënë se për partneritete të tilla nuk do të ofrojnë as shërbime kishtare.

Një gjë e tillë ka prekur komunitetin LGBTI, të cilët kanë thënë se po ndihen të përjashtuar, ndërkohë kanë bërë fushatë që kisha të lejojë martesat e të njëjtës gjini dhe të bekojnë partneritete civile të së njëjtës gjini.

Pikëpamje të ngjashme rreth martesave dhe marrëdhënieve seksuale kanë edhe klerikët fetar mysliman në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat