Pamje apokaliptike gjatë tërmetit në Turqi

Evropë

Pamje apokaliptike gjatë tërmetit në Turqi

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:11
Ilustrim

Turqia është goditur së fundi nga disa tërmete relativisht të fuqishme, të cilat kanë vazhduar edhe sot.

Ditën e djeshme një tërmet 5.4 ballë të shkalles Rihter ka përfshirë Turqinë perëndimore, por pa dëme materiale apo të lënduar.

Sot tërmetet janë ndjerë edhe në kryeqytetin e shtetit turk Ankaranë. Në orët e para të mëngjesit qytetarët janë tronditur nga një tërmet me magnitutë 3.8 ballë dhe disa orë më vonë nga një tjetër akoma më i fortë 4.5 ballë.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë tronditjen dhe panikun e shkaktuar nga qytetarët, të cilët janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi pasi ajo ndodhet përgjatë një prej zonave më aktive sizmike në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat