Mbretëresha Elizabeth II nënshkruan Ligjin për Brexitin, Britania e Madhe largohet nga BE-ja më 31 janar

Evropë

Mbretëresha Elizabeth II nënshkruan Ligjin për Brexitin, Britania e Madhe largohet nga BE-ja më 31 janar

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:27
Mbretëresha Elizabeth II

Parlamenti britanik ka miratuar Ligjin për Brexitin, që do të thotë se ky vend tani edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar.

Ligjin e kryeministrit britanik Boris Johnson, e ka nënshkruar mbretëresha Elizabeth II.

Deputetët e parlamentit britanik kohë më parë kishin miratuar ligjin që do t’i mundësojë këtij vendi daljen nga BE-ja, pas një beteje trevjeçare.

Pikërisht pas këtij ligji pritet të fillojë një periudhë tjetër e vështirë – bisedimet e reja për tregti që do të definojnë raportet e reja të Britanisë në raport me Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat