Sëmurët mbretëresha 93-vjeçare? Anuloi në momentin e fundit pjesmarrjen e saj, britanikët vihen në “alarm”

Evropë

Sëmurët mbretëresha 93-vjeçare? Anuloi në momentin e fundit pjesmarrjen e saj, britanikët vihen në “alarm”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:20
Elizabeta e II-të

Ndonjëherë edhe vetë Mbretëreshës i duhet pak pushim. Elizabeta e II-të ka anulluar në momentin e fundit pjesmarrjen e saj në një event të “Institutit të Grave”. Zëdhënësit e pallatit mbretëror u shprehën se Mbretëresha nuk mund të jetë prezente për shkak se “Madhëria e Saj ka një të ftohur të lehtë”.

Por ky justifikim nuk ka mjaftuar që britanikët të mos shqetësohen, pasi Elizabeta nuk mungon kurrë në takimet e saj zyrtare. Megjithatë zyrtarë të pallatit të Buckingham-it janë shprehur për mediat se “nuk ka vend për alarm”.

Mbretëresha Elizabeta e II-të është plot 93 vjeç dhe është monarkja më jetëgjatë në fron, në historinë e Britanisë së Madhe. Sundimi i saj konsiderohet gjerësisht si shumë i suksesshëm, në kohë kur vendi ka kaluar transformime të mëdha. Ajo është figura publike më e dashur dhe e vlerësuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo kohët e fundit kanë qënë sfiduese për Mbretëreshën, të cilës i është dashur të përballet me kërkesat për referendum të “seperatistëve”, të cilët mund të çojnë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar, gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortit të saj, skandalin për pedofili të të birit, Princit Andrew, si dhe së fundmi largimin e Harry-t dhe Meghan-it nga familja mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat