Rusi, Duma miraton në parim reformën e Putinit - Bota Sot
Rusi, Duma miraton në parim reformën e Putinit

Evropë

Rusi, Duma miraton në parim reformën e Putinit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 06:22
Duma Shtetërore

Ligjvënësit rusë miratuan njëzëri në parim një projektligj që synon një reformë të gjerë kushtetuese të paraqitur nga Presidenti Vladimir Putin. Të 432 ligjvënësit e pranishëm në Dumën Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus, votuan në favor të projektligjit ditën e enjte, vetëm tre ditë pas paraqitjes së ndryshimeve në parlament.

“Kjo ishte një shfaqje e fuqishme uniteti”, tha kryetari i Dumës Vyacheslav Volodin pas votimit. Ai tha tha se ligji do t’i nënshtrohet porcedurës parlamentare më 11 shkurt.

Projektligji pritet të diskutohet edhe dy herë të tjera nga Duma ruse përpara se të shkojë në Këshillin e Federatës, dhoma e sipërme e parlamentit e më pas të nënshkruhet në ligj nga presidenti Putin. Nisur nga fakti që parlamenti mbizotërohet nga ligjvënës besnikë të Kremlinit, nuk ka gjasa që ai të përballet me kundërshti.

Njoftimi i zotit Putin lidhur me reformën kushtetuese gjatë fjalimit të tij mbi situatën në vend më 15 janar u pasua me shpejtësi nga dorëheqja e qeverisë së Kryeministrit Dmitry Medvedev dhe emërimi i një kryeministri e kabineti të ri qeveritar.

Ndryshimet e papritura kanë bërë që vëzhguesit të thonë se zoti Putin mund të jetë duke hedhur bazat për të ruajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit të tij aktual si president në 2024-n.

Udhëheqësi rus thotë se projekligji parashikon t’i japë më shumë përgjegjësi parlamentit dhe organeve të tjera shtetërore, duke mbajtur gjithashtu një presidencë të fortë. Presidenti ka premtuar një referendum mbi reformën e propozuar dhe disa zyrtarë kanë bërë të ditur se ajo mund të zhvillohet brenda disa javësh.

Zoti Putin sugjeroi ndryshimin e kushtetutës sepse sipas tij gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, prej miratimit të saj në 1993-n. Ai përmendi disa propozime që përfshijnë forcimin e Këshillit Shtetëror, aktualisht një organ këshillimor i kreut të shtetit dhe dhënien e një autoriteti më të madh parlamentit.

Disa analistë thonë se zoti Putini mund të kryesojë Këshillin pas vitit 2024 për të mbajtur pushtetin. Sipas tekstit të projektligjit në publikuar në faqen e internetit të parlamentit rus parashikohet që kryeministri të mioratohet nga ligjvënësit dhe jo presidenti, megjithatë presidenti mund të refuzojë çdo kandidat. Zoti Putin formoi një “grup pune” prej 75 vetësh duke përfshirë në të edhe atletë e personazhe të famshëm për të punuar mbi ndryshimet kushtetuese./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat