Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi

Evropë

Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për gjashtë të vdekur – arrestohet sulmuesi

Nga: Bota sot Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Gjashtë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë sot në Baden-Württemberg, Gjermani.

Siç raporton “Bild”, ngjarja ka ndodhur pasditën e së premtes rreth orës 12:45, në Rot am See, një qytet me 5200 banorë, përcjell Bota sot.

Autori i vrasjes, dyshohet të jetë një person i lindur në vitin në 1983.

Image

Pamje nga vendi ku ndodhi krimi në Rot am See

Supozohet të jetë një dramë familjare.

Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes në ndërtesën ku kishte ndodhur krimi, ku kishte gjetur të plagosur dhe të vdekur.

Sipas policisë, i dyshuari u arrestua menjëherë pas sulmit.

Bild raporton se viktimat janë familjarë mes vete.

***

Një sulm masiv me armë në Gjermani ka ndodhur këtë pasdite dhe ka të ngjarë të ketë vrarë disa njerëz, ka thënë policia.   

Policia në Aalen tha që të shtënat ndodhën të premten menjëherë pas mesditës në qytetin Rot am See, në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg.

Ata thonë se disa të tjerë janë plagosur dhe ka të ngjarë që gjashtë persona të kenë vdekur.

Personi i dyshuar është arrestuar.

Policia tha se informacionet fillestare sugjerojnë që viktimat dhe i dyshuari e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk ka asnjë indikacion se ishin të përfshirë më shumë të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat