Detaje nga krimi që tronditi Gjermaninë, dyshohet për dramë familjare - Bota Sot
Detaje nga krimi që tronditi Gjermaninë, dyshohet për dramë familjare

Evropë

Detaje nga krimi që tronditi Gjermaninë, dyshohet për dramë familjare

Nga: A.ZH Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:42
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi në Rot am See

Gjashtë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë sot në Baden-Württemberg, Gjermani.

Siç raporton “Bild”, ngjarja ka ndodhur pasditën e së premtes rreth orës 12:45, në Rot am See, një qytet me 5200 banorë, përcjell Bota sot.

Autori i vrasjes, dyshohet të jetë një person i lindur në vitin në 1983.

Image
Pamje nga vendi ku ndodhi krimi në Rot am See

Supozohet të jetë një dramë familjare.

Policia arriti menjëherë në vendin e ngjarjes në ndërtesën ku kishte ndodhur krimi, ku kishte gjetur të plagosur dhe të vdekur.

Sipas policisë, i dyshuari u arrestua menjëherë pas sulmit.

Bild raporton se viktimat janë familjarë mes vete./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat