Rritet bilanci i viktimave, shkon në 22 numri i të vdekurve, mbi 1030 të plagosur dhe 30 nën rrënoja - Bota Sot
Rritet bilanci i viktimave, shkon në 22 numri i të vdekurve, mbi 1030 të plagosur dhe 30 nën rrënoja

Evropë

Rritet bilanci i viktimave, shkon në 22 numri i të vdekurve, mbi 1030 të plagosur dhe 30 nën rrënoja

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:30
Pamje nga Turqia

(E plotësuar) - Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 22 persona.

Gjithashtu raportohet për mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende 30 persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit.

Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.

Rritet bilanci i viktimave, shkon në 20 numri i të vdekurve në Turqi, mbi 650 të lënduar

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe më shumë se një mijë të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që e goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë.

Dridhja prej 6.8 shkallësh të Rihterit u regjistrua në qytezën Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shembën dhe banorët u detyruan të dilnin në rrugë.

Tërmeti ishte aq i fuqishëm, saqë lëkundjet u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Dridhjet e tokës janë të shpeshta në Turqi. Rreth 17 mijë persona kishin vdekur nga një tërmet në qytetin Izmit në vitin 1999.

Tërmeti i së premtes ndodhi rreth orës 20 e 55 minuta sipas kohës lokale.

Sipas Autoritetit Turk për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive, pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 200 dridhje të tjera më të vogla.

Autoritetet thanë që më shumë se 400 ekipe të shpëtimit janë nisur drejt zonës së prekur nga tërmeti dhe i paralajmëruan banorët që të mos kthehen në ndërtesat e dëmtuara.

Rajoni i goditur nga tërmeti ndodhet rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara dhe ka dendësi të vogël të banorëve, prandaj hollësitë për numrin e viktimave mund të vonohen.

Punën për ekipet e shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë. Në mëngjesin e së shtunës, temperatura në vendin ku ndodhi tërmeti ishte -8 gradë, shkruan “BBC”.

***

Vazhdon dhe rritet numri i vikitmave nga tërmeti shkatërrues që goditit linjen e Turqisë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të plagosurve ku përafërisht llogaritet rreth 650 persona. Mësohet se 13 viktima janë vrarë në provincën Elazig, 4 në Malatya, 1 në Diyarbakir dhe 1 në një zonë tjetër, thuhet në një deklaratë të emergjencave.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku.

***

Së paku 18 njerëz humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë u plagosën nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Turqisë.

Sipas zyrtarëve të sizmologjisë në këtë vend, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Rihterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.

Tërmeti 6.8 ballë të shkallës Rihter kishte thellësi 15 kilometra në tokë, ndryshe nga ai i 26 nëntorit në Shqipëri që kishte thellësi 10 km por në det.

Tërmeti i 24 janarit në Turqi kishte intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali, ndryshe nga ai i 26 nëntorit që ishte 7 ballë të shkallës Merkali.

Tërmeti që ra dje me epiqendër në Elazig, është i dyti në një dekadë. Më 2010 një tjetër tërmet fatal, 6 ballë, po në Elazig i mori jetën 51 njerëzve.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazığ kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë dhe një tjetër në Diyarbakir, juglindje e Turqisë.

Një total prej 651 njerëzish kanë mbetur të plagosur; 403 në Elazig, 148 në Malatya, 13 në Diyarbakir, 11 në Adiyaman, 6 në Batman, 37 në Kahramanmaras dhe 33 në Sanliurfa.

AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 18, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e 30 të tjerëve.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Sivrice, një qytet me rreth 4,000 njerëz, është një vend i njohur turistik në bregun e liqenit Hazar.

****

15 persona kanë vdekur e mbi 400 tjerë janë lënduar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi pasditen e sotme Turqinë, më saktësisht provincën Elazig.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu shifrën e ka konfirmuar për Anadolu Agency.

Ai tha se 10 prej viktimave janë nga Elazigu ndërsa 5 të tjerë nga Malatya

Gjysmëhëna e kuqe turke, njoftoi se është krijuar një ekip i madh shpëtimi derisa janë dërguar nëpër zonat e prekura. Ajo tha se diku rreth 5 mijë persona janë dërguar në terren.

***

Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi provincën lindore turke të Elazigut, në mbrëmjen e të premtes.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Katastrofave dhe Urgjencave në Turqi (AFAD), tërmeti ka goditur distriktin Sivrice në Elazig, rreth orës 20 e 55 minuta (17:55, sipas kohës së atjeshme), nga një thellësi prej 6.7 kilometrash.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, provinca është shkundur përsëri, nga një varg lëkundjesh përcjellëse, prej 3.3 deri në 5.4 ballësh.

Image

Sipas raportimeve të para, tërmeti është përjetuar deri në Adana, në jug, e në Samsun, në veri, përgjatë kufirit me Sirinë dhe Irakun.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, fillimisht ka deklaruar se kanë humbur jetën katër persona nga tërmeti, por numri më pas është ngritur në katërmbëdhjetë, pas konfirmimit nga AFAD’ja.

Soylu ka bërë të ditur se nga terreni ka raportime për të lënduar, por ai nuk ka përmendur ndonjë numër. Ministri gjithashtu ka njoftuar se shumë ndërtesa janë shembur, apo kanë pësuar dëme pas tërmetit të fuqishëm.

Guvernatorët e Elazigut dhe Malatias kanë thënë se qindra persona kanë pësuar lëndime nga tërmeti. Të paktën 225 persona janë lënduar në Elazig, ka bërë të ditur guvernatori Çetin Oktay Kaldirim. Ndërkaq, në Malatian e afërt, 45 persona janë lënduar pas dridhjeve të fuqishme të tokës, ka treguar guvernatori Aydin Barus.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ka thënë se ushtria turke është e gatshme të veprojë, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Menjëherë pas tërmetit, zyrtarët kanë thënë se qindra kamionë me ndihma – përfshirë ushqim, ilaçe, mbulesa dhe tenda – janë nisur drejt Elazigut dhe provincave të afërta.

Në këtë zonë janë dërguar edhe mijëra ekipe të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe ekipe mjekësore.

***

Turqia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm më magnitudë 6.8 i shkallës rihter ditën e sotme.

Sipas raportimeve të fundit numri i viktimave ka shkuar në gjashtë, teksa edhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa të plagosur apo me dëmtime të lehta raportohet për 225 raste, sipas mediave turke.

Image

***

Si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 në Turqi, kanë humbur jetën katër persona.

Këtë e konfirmoi Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu në një deklaratë ku tha: "Në informacionet e para që kemi marrë, raportohet një i vdekur në Doganyol, dy të plagosur dhe dy të vdekur në Malatya, si dhe dy të vdekur në Elazig. Katër viktimat humbën jetën prej tërmetit."

Soylu shtoi se janë raportuar 5 ndërtesa të shkatërruara deri tani.

Image

Lëkundjet e fuqishme ishin me epiqendër në Elazig por u ndjenë në shumë qytete përreth.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës janë në terren ku po japin ndihmën e parë për të gjithë personat që mund të jenë lënduar.

Gjatë ditëve të fundit, Turqia është lëkundur shpesh nga tërmetet, por ky ishte më i forti.

Dëme të mëdha në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm

Dëme të mëdha janë shkaktuar si pasojë e tërmetit të madh që ndodhi mbrëmjen e sotme në Turqi.

Televizioni TRT ka publikuar disa pamje të shkatërrimit të disa pjesëve në Turqi.

Tërmeti ka pasur epiqendër 9 kilometra larg Sivrice, 19 larg Çüngüş, 33 kilometra larg Elazıg.

Më poshtë, fotot:

Image
Image
Image

Tërmet i fuqishëm në Turqi, magnituda 6.8 shkallë 

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Turqinë. Dridhja është ndjerë në gjithë vendin.

Sipas faqes së tërmeteve ‘EMSC’ , magnituda është 6.8 shkallë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar edhe sa janë dëmet e shkaktuara.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat