Momenti prekës kur gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat në Turqi

Evropë

Momenti prekës kur gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat në Turqi

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:27
Momenti prekës kur gruaja shtatzënë nxirret e gjallë nga rrënojat në Turqi

Tërmeti tragjik në Turqi ka shkarkuar deri më tani 21 viktima.

Mirëpo një lajm i mirë nga vjen nga shtetit turk, pasi disa persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Mediat vendase e quajnë “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë shpëtuar 8 persona mes të cilëve 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë. Të 8 personat mbijetuan 12 orë nën rrënojat në Malatya.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 të shkallës Rihter që god iti Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 21 viktima dhe 1015 persona të plagosur.

Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4.

Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull. Raportohet se dridhjet e tokës janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat