Putin kërkon rishikimin e dënimit ndaj aktivistit opozitar Kotov - Bota Sot
Putin kërkon rishikimin e dënimit ndaj aktivistit opozitar Kotov

Evropë

Putin kërkon rishikimin e dënimit ndaj aktivistit opozitar Kotov

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:21
Aktivisti Konstantin Kotov

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të rishikojë legjitimitetin e dënimit të aktivistit opozitar Konstantin Kotov, i cili ishte burgosur pas pjesëmarrjes në një protestë në gusht të vitit 2019.

Kotov ishte dënuar me 4 vjet burg në shtator të vitit 2019, me anë të një ligji që sanksionon pjesëmarrjen në protesta të paautorizuara brenda një afati 180 ditor.

Putin ka kërkuar hetim ndaj dënimit të Kotovit për të kuptuar nëse verdikti ishte në përputhje me ligjin, thuhet në faqen zyrtare të Kremlinit.

Programeri 34-vjeçar, ishte ndaluar nga autoritetet më 10 gusht gjatë pjesëmarrjes në një protestë që kundërshtonte ndalesën ndaj kandidatëve të pavarur dhe opozitarë për të hyrë në listën zgjedhore në zgjedhjet në Duma më 8 shtator 2019.

Vendimi për moslejimin e përfshirjes në listë zgjedhore kishte nxitur protesta të shumta në Moskë, shumë prej të cilave përfunduan me përplasje me forcat policore dhe arrestime të shumta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat