Davos: Eshtë koha për veprim!

Evropë

Davos: Eshtë koha për veprim!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:55
Forumi Ekonomik Botëror në Davos

Si asnjëherë më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos sivjet ndryshimi i klimës ishte në qendër të vëmendjes. Duket se bota e ekonomisë e ka kuptuar seriozitetin e situatës, mendon Manuela Kasper-Claridge.

Mjaft më me fjalime. Kërkohet veprim. Asnjëherë në historinë 50 vjeçare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos nuk janë shprehur kaq hapur dhe në mënyrë radikale problemet sa sivjet. "Planeti ynë po digjet, shuani zjarrin, në rast të kundërt do të jetë shumë vonë", bëjnë thirrje jo vetëm pjesëmarrësit e rinj. Të fuqishmit e ndjenë presionin e atyre, që në vendet e tyre vuajnë nën presionin e ndryshimit të klimës, pabarazisë sociale dhe mungesës së arsimit. Qytete, shtete, banka, fonde pensionesh dhe industria tani duhet të rioerientohen.

Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror dhe që nuk është njeri i kërkesave radikale, dërgoi një letër personale emergjence në adresë të qindra anëtarëve të forumit, ndër to shumë sipërmarrje të mëdha. Ato duhet menjëherë të marrin përsipër, që deri në vitin 2050 ose më së miri edhe më shpejt të ulin në zero emetimet e dioksidit të karbonit (CO2). Kërkohen masa konkrete. Vet presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili preferon ta mohojë ndryshimin e klimës, dëgjoi apelin dhe deklaroi, se SHBA do të marrin pjesë në nismën 1t.org të Forumit Ekonomik Botëror. Qëllimi i kësaj nisme është, që në dhjetë vitet e ardhëshme në mbarë botën të mbillen një bilionë pemë.

Aksionizëm apo seriozitet?

Këtë mund ta quash edhe aksionizëm. Sepse pemët vështirë se do ta shpëtojnë klimën në botë. Por kjo mund të jetë pjesë e një pakete të madhe. Bëhet fjalë për ekonomi të qendrueshme duke i shfrytëzuar me kujdes burimet në pakësim. "Mbrojtja e klimës është një çështje e mbijetesës", deklaroi kancelarja Angela Merkel në Davos duke përkrahur një serë aktivistësh për klimën si Greta Thunberg.

Image
Manuela Kasper-Claridge

Përkushtimi i drejtuesve të ekonomisë në pultet e referimit në Davos në sfondin e këtij presioni ishte impresionues. "Po, ne ju dëgjojmë!" dhe "Po, ne veprojmë!". Blackrock, administratori më i madh në botë i pasurive, deklaroi një kthesë radikale në strategjinë e tij: Nuk do të investoj më në sipërmarrje që dëmtojnë mjedisin dhe klimën. Gjigandi i software-ve në SHBA Microsoft gjithashtu edhe koncerni industrial Siemens duan të menaxhojnë prodhimin deri më 2030 duke qenë neutral ndaj klimës. Një sipërmarrje e kushtueshme, po ashtu si edhe dy miliardë dollarë amerikanë, që koncerni zviceran i ushqimeve Nestle do t'i investojë për ambalazhime më të përshtatshme për mjedisin.

Këto para investimesh janë një kapital i depozituar mirë, me sa duket këtë e kanë kuptuar tashmë drejtuesit e sipërmarrjeve. Sepse, nëse Toka shkatërrohet, nëse njerëzve dhe sipërmarrjeve u zhduket baza e ekzistencës, nuk fiton askush. Sigurimi i së ardhmes do të thotë qendrueshmëri. Serioziteti, me të cilin e formuluan këtë të fuqishmit e kësaj bote, është rezultati befasues i Forumit të 50-të Ekonomik Botëror në Davos./DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat