Pas vogëlushes dy vjeçare, shpëtohet edhe nëna e saj nga rrënojat

Evropë

Pas vogëlushes dy vjeçare, shpëtohet edhe nëna e saj nga rrënojat

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas vogëlushes 2.5 vjeçare Yüsra, nga rrënojat e ndërtesës të shembur nga tërmeti në Elazıg pas 28 orëve është shpëtuar edhe nëna e saj, Ayse Yıldız.

Ekipet e kërkim shpëtimit, falë punës së tyre të përpiktë arritën të shpëtojnë pas 24 orëve vogëlushen Yüsra ndërsa pas 28 orëve nënën Ayşe Yıldız, të cilat kishin mbetur të bllokuara nën rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen “Mustafa Pasa” në Elazıg pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë me epiqendër rajonin Sivrice.

Nëna Yıldız, pasi u nxorr nga rrënojat nga ekipet e kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë, ajo u dërgua në spital nga ekipet e emergjencës shëndetësore 112.

Ndërkohë që Yıldız lutej gjatë punimeve të kërkim-shpëtimi është vërejtur se edhe familjarët dhe të afërmit e saj thirrnin tekbire.

Ekipet e xhandarmërisë siguruan komunikimin me gruan pas thirrjeve që dëgjuan për ndihmë dhe si rezultat i punimeve fillmisht nga rrënojat u shpëtua vogëlushja dhe më pas nëna, shkruan AA.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit humbën jetën 31 persona ndërsa mbi 1.500 të tjerë janë plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat