Dy rajonet italiane në betejë kundër Salvinit

Evropë

Dy rajonet italiane në betejë kundër Salvinit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:27
Matteo Salvini

Italianët e rajoneve Emilia Romagna dhe Kalabri, kanë votuar në zgjedhjet lokale që mund të ndihmojnë në ndaljen e fuqizimit të liderit ekstrem të opozitës, Matteo Salvini.

Të dy rajonet, tani për tani, janë të kontrolluara nga partitë e qendrës së majtë, por zhvillimi i dobët ekonomik në Kalabri mund të shpjerë në fitoren e ekstremistëve.

Betejë më e ashpër do të jetë për Emilia Romagnan, shtëpi e shumë kompanive të njohura.

Ky rajon kontrollohet nga krahu i majtë që prej Luftës së Dytë Botërore. Salvini, gjatë fushatës, ka qëndruar më shumë në këtë rajon me shpresën se do të destabilizojë koalicionin qeverisës.

Qëndrimet e tij kundër Evropës dhe heqja e taksave kanë ndihmuar në ngritje të madhe të Salvinit në politikën italiane.

Në anën tjetër, majtistët kanë mohuar se këto zgjedhje lokale janë referendum për qeverisjen e tyre në këto rajone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat