Mbreti Alberti i II-të i Belgjikës pranon se ka fëmijë jashtëmartesor

Evropë

Mbreti Alberti i II-të i Belgjikës pranon se ka fëmijë jashtëmartesor

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:50
Delphine Boël

Mbreti Alberti i II-të, i cili u tërhoq nga froni i Belgjikës në rrethana misterioze në vitin 2013, ka pranuar se ka pasur fëmijë përmes një marrëdhënieje jashtëmartesore në vitet e gjashtëdhjeta.

Delphine Boël qe gjashtë vjet është duke luftuar në gjykata për të vërtetuar se Mbreti Albert është babai i saj biologjik. Ajo tash mund të bëhet trashëgimtare e një të tetës së pasurisë së mbretit.

Gjatë një beteje të gjatë ligjore, gjatë së cilës Mbreti Alberti i II-të i refuzonte pretendimet e Boël-it, avokati i tij e lëshoi një deklaratë, me të cilën u pranua atësia, shkruan “The Guardian”.

Boël, 51 vjeçe, kishte kërkuar që një gjë e tillë të vërtetohej edhe para njëzet vjetëve, por kërkesa e saj ishte refuzuar, pavarësisht se kishte dëshmi që mbreti ishte pjesë e fëmijërisë së saj.

Vitin e kaluar, një gjykatë e apelit vlerësoi përmes ekspertizës se Jacquel Boël, me të cilin vajza ishte rritur, nuk ishte babai i saj biologjik. Gjykata mori vendim që të bëhet analiza e ADN-së për t’u vërtetuar ose mohuar shkencërisht pretendimi i kësaj gruaje.

Mbreti Albert kishte pranuar se kishte pasur krizë martesore me bashkëshorten, por kishte mohuar se ka pasur aferë dashurie me ndonjë grua tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat