Turqia i kërkon BE’së rinisjen e procesit të anëtarësimit

Evropë

Turqia i kërkon BE’së rinisjen e procesit të anëtarësimit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 06:32
Foto ilustrim

Bashkimi Europian duhet të rishikojë politikat e zgjerimit për të siguruar që procesi i aderimit të Turqisë, që filloi në vitin 2005, por që ka ngecur, të zhvilluar në një mënyrë të qëndrueshme, të besueshme, të drejtë dhe fleksibël.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në një letër dërguar shefit të Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm të Kroacisë, i cili mban presidencën e radhës të Unionit, Gordan Grlic-Radman.

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency, raportoi se Cavusoglu kritikoi pengesat e motivuara politikisht, të paraqitura në procesin e aderimit të Ankarasë dhe theksoi rëndësinë e vlerësimit të interesave të ndërsjella mes Turqisë dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat