Katalonja: Torra shpall zgjedhje të parakohshme

Evropë

Katalonja: Torra shpall zgjedhje të parakohshme

Më: 29 janar 2020 Në ora: 13:08
Quim Torra

Kryeministri i Katalonjës Quim Torra tha sot se ai planifikon të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare në provincën Spanjolle.

Ai shtoi se zgjedhjet do të thirren pasi parlamenti rajonal të miratojë buxhetin e Katalonjës për këtë vit, por nuk e specifikoi datën, raporton Reuters.

Agjencia kujton se mandati aktual i qeverisë katalanase është vendosur të skadojë në vitin 2021, por që parlamenti rajonal revokoi mandatin parlamentar të Torra të hënën, pasi ai injoroi rregullat e rrepta të Spanjës për propagandën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat