Një fshat qendra e re gjeografike e BE-së pas Brexit

Evropë

Një fshat qendra e re gjeografike e BE-së pas Brexit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:07
Ilustrim

Tetëdhjetë banorët e Gadheim janë entuziastë pasi fshati i tyre do të jetë qendra e re gjeografike e Bashkimit Evropian.

Pasi Britania e Madhe do të largohet nga BE në mesnatën 31 janarit, fshati i vogël në shtetin gjerman të Bavarisë Jugore më në fund do të marrë statusin e tij të ri special.

Koordinatat e sakta janë 9 gradë, 54 minuta, 7 sekonda në lindje (9º 54 ’07 “E) dhe 49 gradë, 50 minuta, 35 sekonda në veri (49º 50 ’35” N), sipas Institutit Kombëtar Gjeografik të Francës (IGN), që llogarit qendrën gjeografike të BE-së.

Llogaritja bëhet duke transformuar në një sipërfaqe të rrafshët territorin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat