Italia do evakuojë sa më parë të gjithë shtetasit e saj nga Wuhan

Evropë

Italia do evakuojë sa më parë të gjithë shtetasit e saj nga Wuhan

Më: 29 janar 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Shtetasit italianë që gjëndet në territorin e provincës Wuhan të Kinës do të evakuohen brenda pak orësh drejt Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme Italiane e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, me Ministrinë e Shëndetit e me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive kanë vënë në dispozicion një avion të Ushtrisë Kombëtare Italiane, i cili ditën e nesërme datë 30 janar, pas autorizimeve të marra nga autoritetet kineze, do të mbërrij në aeroportin e Wuhan për të tërhequr të gjithë shtetasit italianë të mbetur të bllokuar në këtë territor i cili është në gjëndje karantine e më i prekuri nga virusi kinez.

Në bordin e avionit do të jetë një ekip i specializuar mjekësh të cilët do të kujdeset për gjëndjen shëndetësore të cdo pasegjeri italianë duke bërë verifikimet nëse janë apo jo të prekur nga virusi Coronavirus.

Sapo të mbërrijnë në Itali, shtetasit italianë do të ndjekin një protokoll shëndetësor të vendosur nga Ministria e Brendshme Italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat