Austria pezullon fluturimet drejt Kinës

Evropë

Austria pezullon fluturimet drejt Kinës

Më: 29 janar 2020 Në ora: 17:31
Ilustrim

Linja ajrore kombëtare austriake AUA ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Kinës deri më 9 shkurt.

Më parë, Lufthansa e Gjermanisë dhe Swiss e Zvicrës pezulluan fluturimet për shkak të koronavirusit.

Nga Austria, fluturimi i fundit për në Kinë, deri më 9 shkurt, do të bëhet sonte, nga aeroporti i Vjenës, dhe kthimi i avionëve dhe ekuipazhit është siguruar.

Pas kësaj, sipas deklaratës, fluturimet janë pezulluar për "arsye operative".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat